Pyetja që kishim harruar/ I mbajtur “peng” nga 4 qytete, ja sesi do të veprohet me ceremoninë e titullit kampion

Mes shumë diskutimeve për javën e parafundit të kampionatit shqiptar, ajo që kishim harruar ishte ceremonia e trofeut. Ky vit nisi në mënyrë të pazakontë me bojkotin e Superiores dhe përfundoi i tillë, teksa jemi në javën e fundit dhe katër ekipe kanë të drejtën matematikore për të pretenduar te vendi i parë.

Pra, ku do të bëhet gati ceremonia e titullit që të festojnë lojtarët arritjen e tyre? “Sport Ekspres” është interesuar për këtë çështje dhe ajo që na konfirmohet është se festa e titullit sipas të gjitha mundësive do të bëhet një ditë pas javës së fundit të Superiores. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *