I rënë në Kategorinë e Parë? Ka edhe një shans për Bylisin, varianti i vetëm me sytë nga shumë qytete

Pas barazimit në shifrat 1-1 kundër Kastriotit, Bylisi është profilizuar si ekipi që do të largohet menjëherë drejt Kategorisë së Parë. Megjithatë ka ende shpresë për ballshiotët dhe fjala e fundit nuk është thënë akoma.

Me sytë nga shumë qytete për të parë rezultatet e tyre, por ajo që Dovedan do të kërkojë nga djemtë e tij është që të mos ta mbyllin pjesën e parë në humbje. Kjo do t’i jepte shansin e madh Bylisit që të gjente një Partizan “më të dorëzuar” në fushën e blertë, pasi të informohej mbi rezultatet në Shkodër dhe Durrës, ku titulli kampion do të jetë mbyllur si diskutim.

Kjo do ta lehtësonte objektivin e tyre për të mundur Partizanin. Nga krahu tjetër Kastrioti do të përballet me Kukësin dhe ajo që kërkohet është që krutanët të mos fitojnë ndaj kuksianëve. Këta të fundit janë në qendër të vëmendjes dhe do të mbajnë garën e drejtë deri në momentin e fundit, për ta pasur si krenari ndershmërinë mes këtij kampionati të hedhur në kosh. Pra, asgjë e pamundur… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *