Kastrati i la në Serinë B, Galiani: I thashë psikologut se kam depresion, kur luan Monza dhe Milani

Galiani dhe Berlusconi nuk arritën të bënin ëndrrën e tifozëve të Monzës, duke e çuar këte skuadër në Seria A. Pavarësisht se kishin në skuadër lojtar të fortë si Boateng dhe Balotelli, Monza u eleminua nga Citadella e Elhan Kastratit. Drejtori sportiv i kësaj skuadre, Galiani deklaroi në një konferencë për shtyp se i përjeton shumë ndeshjet e Monzës dhe Milanit.

Pavarësisht se është larguar nga Milani pas shitjes së skuadrës tek kinezët, ai vazhdon të jetë një tifoz mjaft i zjarrtë. “Pasi u shërova nga koronavirusi, një psikolog më pyeti nëse vuaj nga stresi dhe depresioni. Unë i thashë “Po”, dhe ai më pyeti, “a vuani më shumë në mëngjes apo në mbrëmje?” Dhe unë iu përgjigja: “Varet nga koha kur luan Monza ose Milani”.- u shpreh Galiani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *