Vllaznia ka fituar ndeshjen kundër Partizanit në shifrat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e parafundit të Superiores. Ajo që është bërë hit në rrjetet sociale është festimi i drejtorit Matko Djarmati.
Emocionet e golit dhe në momentin e penalltisë ishin të papërmbajtshme. Pavarësisht karrierës së madhe të Djarmatit, përjetimi i ndeshjes ndaj Partizanit ishte i veçantë për të. /Sport Ekspres/