Kreu i klasifikimit te Superligës ka ndryshhar disa herë brenda këtyre javëve, ndërsa vetëm 1 ndeshje nga fundi, Teuta ndodhet në vendin e parë dhe përballë Apolonisë ka shanset te shpallet kampione.
Ish-lojtari Sajmir Patushi, tashmë në rolin e analistit ishtë i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ku u shpreh se Teuta është skuadra më e fortë e kampionatit dhe është me meritë aty ku është.
Ndërsa përsa i përket sfidës mes Partizanit dhe Vllaznisë, analisti deklaroi se shkodranët ishin më të interesuar për ta fituar ndeshjen, ndërsa nga ana tjetër Partizani kishte ngecur në një “ngërç”.
“Skuadra më e fortë e kampionatit, e thotë klasifikimi, është Teuta. Mendoj se duhet ta kishte treguar dhe në ndeshjen me Partizanin, por gjithsesi është me meritë aty ku është.Vllaznia, një skuadër e jashtëzakonshme në dy fazat e para, bëri një paraqitje mjaft të mirë në këtë javë përballë Partizanit, duke marrë tri pikë të arta. Vetëm golavarazhi më i dobët nuk e lejon të jetë në vend të parë.Pamë një Partizan në ngërç total, të lodhur. Një ekip që duhet të dalë kampion, nuk duhet të ishte kështu se ata që dalin në fushë duhet të japin 120%, duhet të kenë tjetër ritëm. Vllaznia ishte më lart e më kërkuese se Partizani, është me meritë aty, është për të ardhur keq që Teuta është para Vllaznisë.,”- u shpreh Sajmir Patushi. /Sport Ekspres/