“Ky nuk është VAR, ky është…”! Olsi Rama flet ashpër për arbitrin: Se them dot fjalën e plotë! Suksese në jetë për Enea Jorgjin

Olsi Rama ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Drejtori i Partizanit ka folur ashpër mbi arbitrimin e Enea Jorgjit në përballjen kundër Vllaznisë. Rama nuk mund të ketë dakortësi me vendimin e dhënë për penallti, më saktësisht për kohën e gjatë të vendimmarrjes.

“Sakrificë e jashtëzakonshme që të gjithë djemtë e Partizanit kanë bërë, duke djerdhur djersën për një sezon. U shkatërrua e gjitha për një vendim arbitrar. Ky është një VAR i çuditshëm. Do t’i gjeja një epitet tjetër në vend të kuptimit që ka VAR-i, por më mirë mos ta them këtu, pasi ka marrë një paralajmërim nga Disiplina dhe duhet të sillem mirë.

Jorgji ndenji për 1 minutë e 20 sekonda, nuk ka ndodhur kurrë më parë. Lojtarët e Partizanit më thanë se arbitri prapa porte ka thënë se i është dukur si prekje me dorë, por nuk gjykonte dot nëse ishte e hapur apo jo dora. Ndihemi më shumë të vjedhur. Mesazh për Enea Jorgjin? E çfarë t’i them, ti dërgoj të fala, suksese në jetë”, ka thënë Olsi Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *