Vllaznia fitoi në shifrat 0-1 kundër Partizanit falë golit të Markut nga 11-metërshi. Në këtë mënyrë shkodranët mbajnë ende gjallë shpresat për titull dhe nga krahu tjetër largojnë Partizanin nga titulli.
Ndërkohë kapiteni Gurishta thumbon rivalët duke postuar ndeshjen e humbur të Partizanit ndaj Kamzës që vendosi edhe rënien e Vllaznisë në Kategorinë e Parë: “Karma”, shkruan Gurishta. /Sport Ekspres/