“Shumë i çuditshëm”! Redi Jupi për penalltinë që Jorgji i dha Vllaznisë: Ose është, ose nuk është!

Vllaznia arriti që të fitonte në shifrat 0-1 kundër Partizanit në finalen e këtij sezoni të Superiores. Kështu shkodranët mbajnë ende gjallë shpresat për t’u shpallur kampion, ndërsa nga krahu tjetër kryeqytetasit largohen disi nga gara.

Ndërkohë Redi Jupi që ishte në komentimin e sfidës foli edhe për penalltinë e dhënë nga Enea Jorgji, që vendosi fitoren e Vllaznisë. Për shkakun e pritjes së gjatë në marrjen e vendimit, Jupi u shpreh: “Më duket shumë e çuditshme. Ne nuk kemi ende pamje të qarta për të thënë se ishte apo jo.

Por ajo që shohim është se Jorgji priti shumë gjatë, u konsultua më tepër se duhet. Tani penalltia ose është, ose nuk është. Por në këtë rast ka pritur shumë më tepër”, tha Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *