Sot është mbyllur një nga javët më vendimtare për sa i përket titullit kampion në Superiore. Partizani ka rrëshkitur atëherë kur dukej se e kishte gjithë fatin e sezonit në dorën e tij. Vllaznia e Brdariç fitoi me rezultatin 0-1, duke iu bashkuar Teutës në krye me 63 pikë, teksa këta të fundit u ndalën në një barazim 0-0 nga Laçi. Ndërkohë Skënderbeu i thotë lamtumirë frikës për rënien nga kategoria me triumfin 2-1 kundër Kukësit. Sa i përket takimeve të tjera, Kastrioti-Bylis dhe Apolonia-Tirana kanë përfunduar në barazim 1-1. Në përfundim të ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas goli” në “Supersport”.
Brdariç (Vllaznia): “Më duhet që të jap falënderimet e mia për ekipin dhe për ata që arritëm. Duhet një javë që të kuptojmë se çfarë kemi bërë gjatë këtij sezoni. Nuk ka mbarur asgjë. Besojmë dhe do punojmë shumë, por do të festojmë fillimisht për fitoren e arritur. Të shpresojmë për ndonjë mrekulli që do të ishte çmenduri, por objektivin e Europës e kemi arritur”.