Në kufijtë e së pabesueshmes/ Shihni sesi po vendoset titulli kampion, mbrojtja nderon Teutën para Vllaznisë

Një javë përpara përfundimit të kampionatit dhe Kategoria Superiore vazhdon të prodhojë surpriza. Pas barazimit në derbi dhe mposhtjes së një kundërshtari direkt për titull, dukej se trofeu i kampionit do të kalonte në duart e Partizanit. Të kuqtë ishin në krye dhe kishin gjithçka në dorën e tyre për ta mbyllur në krye. Por surpriza i vjen nga hirushja e këtij sezoni, Vllaznia, e cila i befason në “Air Albania” dhe me fitoren 0-1 shkon në kuotën e 63 pikëve, duke iu bashkuar Teutës në krye me po aq pikë.

Durrsakët nuk kanë shkuar më tepër se një barazim 0-0 kundër Laçit, por një pikë mjafton për të shpresuar deri në fund për titullin kampion. Gjithçka mbetet për tu vendosur nga golat. Pavarësisht se janë kritikuar për një sulm që çalon përgjatë sezonit,  është mbrojtja ajo që nderon ekipin e Martinit. Golavarazhi për Teutën është 21 gola, një më tepër se Vllaznia, çka do të jetë edhe kufiri ndarës për titullin kampion nëse të dyja ekipet nuk gabojnë të marrin tre pikët në javën e fundit të Kategorisë Superiore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *