Partizani dhe Vllaznia meritojnë gjithë duartrokitjet për 45 minutat e para që kanë zhvilluar në “Air Albania”. Pritshmëritë janë përmbushur nga të dy ekipet që po japin dëshminë se e meritojnë titullin kampion dhe të jenë në këto pozita.
Shumë intensitet dhe raste të krijuara nga të dy ekipet, megjithëse pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-0. Da Silva është i frymëzuar dhe një prej lojtarëve më të mirë në këtë pjesë të parë, duke prodhuar magji nga këmbët e tij. Më poshtë mund të gjeni disa nga kombinimet mbreslënëse të Vllaznisë që edhe pas presionit ultra ofensiv të Partizanit, arrijnë që të dalin nëpërmjet pasimeve në sulm. /Sport Ekspres/