Partizani do të ndeshet kundër Vllaznisë në finalen e radhës të kampionatit shqiptar. Trajneri Daja ka folur në konferencën për shtyp para përballjes me shkodranët. Tekniku ka pasur vlerësime të mëdha për kundërshtarin, ndërsa nuk ka frikë për aleancat e kampionatit.
“Fitorja e fundit me Teutën kishte dy drejtime kryesore: na riktheu në vend të parë dhe arritëm një objektiv, edhe pse nuk kishim vendosur objektiv në fillim të sezonit, që jemi në Europë. Tani kanë ngelur edhe dy finale. Gjendja është e mirë, por nuk do kemi Asanin këtë javë.
Do shohim gjendjen e Junior, për të kompozuar më pas formacionin titullar në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Përballë kemi një nga katër ekipet pretendente. Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë, ka kryesuar për tre faza. Gjithashtu ne kemi bërë të njëjtën gjë. Jemi në vend të parë, na duhet ta fitojmë ndeshjen, por e dimë që do të jetë e vështirë, sepse Vllaznia, përveç pikëve që ka grumbulluar, bën një futboll të bukur dhe të hapur. Aleancat? Nuk kemi frikë nga asnjë aleancë, e kemi vetë kampionatin në dorë”, tha Daja. /Sport Ekspres/