Fitore që kalon çdo imagjinatë! Me stolin bosh dhe mesfushorin si portier, çudia e madhe e finalistit të Botërorit

River Plate dhuron magji në Copa Libertadores, teksa mposhti kundër çdo peripecie skuadrën nga Kolumbia, Santa Fe me rezultatin 2-1. River Plate u godit masivisht nga virusi pandemik Covid-19, ku u infektuan 20 lojtarë. Argjentinasit nuk kishin asnjë portier dhe në këtë mënyrë mesfushori Enzo Perez u detyrua të futet në portë. Perez ka luajtur gjithashtu në finalen e Botërorit kundër Gjermanisë.

River Plate kishte vetëm 11 titullarë në dizpocion dhe nuk mund të zëvendësonte asnjë lojtar, pavarësisht lodhjes apo dëmtimeve të mundshme. Vetë Perez luajti me një dhimbje shumë te madhe në kofshën e këmbës, megjithatë dëshira për të fituar i tejkaloi të gjitha vështirësitë.

Me këtë fitore historike, River Plate ngjitet në vendin e parë në grupin duke kaluar Fluminezen. Nëse kishit dyshime nëse futbolli është sporti më i bukur në botë ose jo, kjo ndeshje i tregon te gjitha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *