Si një “luan i mbyllur në kafaz”! I doli motivimi kundër Juventusit, Milani do të luajë me “12 lojtarë” ndaj Atalantës

Milani do të luajë finalen e sezonit kundër Atalantës, ku në rast fitore kuqezinjtë do të shkojnë në Champions League. Dy rezultatet e tjera do ta dërgonin Milanin në “Europa League” pasi Juventusi dhe Napoli kanë ndeshje më të lehta në letër. Për t’i ardhur në ndihmë kuqezinjëve ka menduar Zlatan Ibrahimoviç. Si një luan i mbyllur në kafaz, pasi sulmuesi suedez nuk mund të jetë në fushën e blertë. Nëse Milani kërkon që të arrijë në Champions League duhet të përsëris ndeshjen e mrekullueshme kundër Juventusit që e fitoi në shifrat 0-3.

E përpara kësaj sfide Zlatan Ibrahimovic ka mbajtur fjalim para lojtarëve duke i motivuar. Në këtë mënyrë Milanin po tenton që të fitojë edhe kundër Atalantës. Suedezi është i pranishëm në çdo stërvitje të kuqezinjëve dhe po tenton që t’i motivojë futbollistët në të gjitha mënyrat, për t’i treguar se do t’ia dalin. Gjithashtu Zlatan do të jetë edhe në Bergamo me Milanin që ndihet se do të luajë me “12 lojtarë” në ndeshjen më të rëndësishme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *