Armando Broja i bind të gjithë në Holandë, Viteshe nuk dëshiron të heqi dorë nga talenti shqiptar

Armando Broja e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e tij të parë si profesionist. Futbollisti shqiptar u huazua verën e shkuar në radhët e Viteshes për të fituar eksperiencën e nevojshme dhe koha tregoi se ishte zgjedhja e duhur për tu bërë. Me 10 golat e shënuar së bashku me 2 asistet e dhënë në kampionat, talenti 19-vjeçar i ka bindur të gjithë në Holandë.

Viteshe po mendon për sezonin e ardhshëm dhe nuk ka dëshirë të heqë dorë nga Broja. Sipas “de Gelderlander“, drejtuesit e klubit verdhezi do të nisin negociatat me Çelsin për të zgjatur huazimin edhe për një tjetër sezon. Marrëveshja nuk mendohet të jetë e vëhtirë për tu arritur, pasi duket se lë të kënaqur të gjitha palët e përfshira./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *