Gledi Mici është shpallur kampion me Prishtinën duke mbyllur me sukses këtë kampionat që ishte rivalizues edhe në Kosovë. Ky triumf shijohet dyfish për mbrojtësin shqiptar pasi ka arritur edhe rekordin e Izair Eminit.
Ky ishte futbollisti shqiptar që u shpall kampion me Shkëndijën, Kukësin dhe Dritën. Por tashmë është edhe Gledi Mici që pas triumfit me Skënderben dhe Shkëndijën e Tetovës, ka ngritur trofeun në qiell me Prishtinën. Kampion në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, këta janë dy futbollistët “e artë”! /Sport Ekspres/