Wayne Rooney ishte sulmuesi më i rëndësishëm i Manchester United në periudhën kur Alex Ferguson ishte trajneri i “djajve të kuq”. Anglezi fitoi zemrat e tifozëve me golat e tij dhe grintën e pazëvendësueshme. Këtë dashuri për futbollin 35-vjeçari ja ka transmetuar djalit të tij, Kai Rooney, i cili duket se do të ndjek hapat e babait tij.
Në ndeshjen e 11 vjeçarëve, Manchester United U-11 ndaj Stoke U-11, e përfunduar me rezultatin 6-3, Kai shënoi tre gola si dhe dhe dhuroi tre asistet e tjera për skuadrën e tij. Sipas të gjitha gjasave dinastia Rooney vetëm sa ka filluar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/