Ekipi i Shalkes po kalon një nga momentet më të vështira në historinë e klubit, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lojtarin e saj, Blendi Idrizin. Futbollisti shqiptar po realizon ëndrrën e tij në futbollin gjerman. Më 12 maj do të vinte debutimi i tij në Bundesligë, ndërsa vetëm 3 ditë më pas do të gjente edhe golin e parë në këtë ligë kundër Frankfurtit.
Kjo ka bërë që Idrizi ta shohë veten mes më të mirëve në Gjermani, teksa “Whoscored” e ka përfshirë në formacionin e javës. Një arritje e madhe kjo për lojtarin dardan, që e ka nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin e tij profesionist me Shalken./Halit Delibashi-Sport Ekspres/