VIDEO/ Po kjo çfarë ishte? Me klasin e yjeve të futbollit botëror, Bardhit iu mohua kartolina e Superiores

Partizani arriti që të fitonte në shifrat 0-1 kundër Teutës, në takimin që dhuroi spektakël dhe shumë raste nga të dyja skuadrat. Ndërkohë në kampin e të kuqëve ishte Bardhi që po vazhdonte tentativat për gola spektakolar, duke i prishur punë në një farë mënyrë kryeqytetasve që nuk po arrinin të mbyllnin ndeshjen.

Por nga krahu tjetër këta lojtarë i kemi me pikatore në Superiore dhe duhet t’i lëmë më shumë hapësirë për ta shndërruar futbollin në një art më vete. Në minutën e 75 të takimit Bardhi tentoi që të shënonte me një kthesë të menjëhershme me rofeshatë, por topi shkoi ngjitur me traversën. Nëse topi do të kishte përfunduar në rrjetë kjo do të ishte kartolina më e bukur e Superioren, ndërsa mund të shihet si realizim vetëm nga yjet e futbollit botëror. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *