VIDEO/ Shqipëria vuan nga i njëjti problem, fjala ndryshe e shprehur nga trajneri i ri Kërnaja

Problemi më i madh që ekziston në Shqipëri, në çdo fushë të jetës dhe e pasqyruar kjo edhe në sport, si pjesë e pandashme, është qarkullimi i të njëjtave figura. Vendi ynë nuk është shumë dashamirës ndaj të resë dhe nuk jepen hapësirat e nevojshme që të ndryshojnë elitat. Në politikë udhëhiqemi prej një kohë të gjatë nga të njëjtat personazhe që vetëm ndryshojnë postet e tyre, por nuk zgjedhin të largohen.

Po ashtu edhe në futbollin tonë kemi qarkullimin e po të njëjtat emrave, pa qenë shumë dashamirës nga trajnerëve të rinj. Madje duke e zbehur tërësisht edhe kuptimin kur një trajner fiton ndaj ish-skuadrës së tij, pasi kjo ndodh thuajse çdo javë. Nëse flasim për trajnerët e rinjë që mund të ndryshojnë fizionominë e lojës në Shqipëri duhet të ndalemi edhe te Oltijon Kërnaja. Gjithmonë vëmendja duhet t’i kushtohet atyre trajnerëve që kërkon të lënë gjurmë nëpërmjet ndryshimit të konceptit të futbollit.

Pikët kanë gjithmonë rëndësi jetike, por fillimisht ta bëjmë të bukur për tifozët. Kërnaja do të merrte Luzin në 3 janar të vitit 2021 dhe më poshtë mund të ndiqni lehtësisht mënyrën e lojës që praktikohej nga ekipi shqiptar. Ndonëse në nivelet e ulëta të futbollit në Shqipëri, por kjo nuk i ndalon për të pasur koncept të lartë loje.

Kalimi nga mbrojtja në sulm arrihej nëpërmjet pasimeve dhe kombinimeve mes lojtarëve që mund t’i shohim vetëm në skuadrat më të mira. Tërësisht ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim me topat e gjatë dhe pa adresë, që shërbejnë për t’ia lënë lojën në dorë të fatit. Jo vetëm bukuri, por edhe prodhime rezultatesh.

Në momentin kur Kërnaja u ul në stolin e Luzit, kjo skuadër renditej në vend e 5 dhe me vetëm 11 pikë të grumbulluara, 3 pikë larg vendit të 9 që mbahej nga Gramshi. Ndërkohë në momentin kur trajneri 32-vjeçar zgjodhi të largohej kishte grumbulluar 36 pikë dhe ndodhej në vendin e 3. Në 12 ndeshjet duke drejtuar Luzin u arritën 7 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje. Por përtej shifrave dhe rezultateve të marra, ekipi krijoi fizionominë e lojës dhe kishte “shkollën” e duhur sesi të arrinte në përfundimin nëpërmjet llogjikës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *