“Derbi i fituar dy herë”! Në Itali shkruajnë për Kumbullën: “Fiku” Imobilen si veteran, Murinjo mezi pret…

Marash Kumbulla ishte shumë pranë kalimit te Lacio në momentin që shkëlqeu me ekipin e Veronës në Serinë A. E teksa të gjithë prisnin zyrtarizimin e marrëveshjes, papritur erdhi kalimi i mbrojtësit shqiptar te Roma. Për herë të parë lojtari i Kombëtares luajti në derbin e kryeqytetit duke qenë protagonist i fitores ndaj Lacios.

Pasi mora vendin e Ibanez në pjesën e parë, do të tregonte gjithë sigurinë në mbylljet kundër Imobiles dhe Milinkovic Savic. “Pagienromaniste” e quan derbin si dy herë të fituar edhe për shkakun e paraqitjes së Kumbullës, ndërsa pritet që kjo performancë të jetë vetëm pikënisja e transformimit me Murinjon.

“Kaloi disa duele ajrore me Milinkovic Savic dhe i fitoi të gjitha. Por kryevepra e vërtetë për Kumbullan ishte venitja që i bëri Imobiles. Një rrezik i vazhdueshëm që mbrojtësi shqiptar ishte në gjendje që ta shuante me përvojën e veteranit. Duke pasur parasysh thirrjen që do t’i bëhet Ibanez nga Kombëtarja, do të humas të gjitha ndeshjen e përgatitjes me trajnerin Murinjo dhe do të vijë vetëm pak para sezonit të ri.

Pra Kumbulla do të jetë mesl ojtarëve që Murinjo mezi pret që formojë imazhin e ekipit të tij. Sepse Kumbulla nuk është ende një lojtar i plotë, pret që përmirësohet shumë dhe të punojë në detaje, në mënyrë që performanca e derbit të bëhet pikënisje”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *