Kryeqyteti italian vishet verdhekuq. Derbi i Romës i takon skuadrës së Marash Kumbullës, që fiton kështu edhe derbin e brendshëm me shqiptarët e Lacios. Takimi përfundoi me shifrat 2-0 me golat e shënuar nga Mkitaria në minutën e 42-të dhe Pedro në minutën e 78.
Sulmuesi spanjoll dhuroi spektakël me magjinë e tij nga distanca, para së cilës Reina ishte i pafuqishëm për ta ndalur. Një fitore kjo që e mban Romën favorite për një vend në Ligën e Konferencës, por nga ana tjetër i jep fund ëndrrës së Lacios për një vend në zonën Champions. Në fushë nga minuta e 37 ishte edhe Marash Kumbulla, që bëri një paraqitje të mirë, duke mos lejuar kundërshtarët të kërcënojnë portën e skuadrës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
solowy koncert Pedro ?pic.twitter.com/2JgeaVI0dD
— Wilku (@Wilku_ASR) May 15, 2021