Kategoria e Parë, të gjitha verdiktet/ Elbasani bie në Kategorinë e Dytë, mësohen vendet e dyta që do luftojnë për Superioren

Kategoria e Parë e ka mbyllur me ndeshjet e saj dhe janë mësuar verdiktet. Më herët ishte Dinamo dhe Egnatia, përkatësisht në grupin A dhe B, që kishin siguruar ngjitjen në elitë. Tashmë janë mësuar edhe vendet e dyta teksa Burreli siguroi këtë pozitë pas fitores së arritur ndaj Dinamos me golat e Ferrukut dhe Rexhepit.

Në këtë mënyrë e bëjnë tërësisht të pavlerë fitoren e Korabit ndaj Vorës në shifrat 1-5. Përballja e Burrelit do të jetë me Tomorin për të diskutuar ekipin që do të ndeshet me vendin e 8 të Superiores. Ndërkohë në fazën e Play-Out të Kategorisë së Parë ajo që përbën lajmi është rënia e Elbasanit në Kategorinë e Dytë, ndërsa Flamurtari do të ketë ndeshjen shtesë për të diskutuar mbijetesën. /Sport Ekspres/

Play off, grupi A

Burreli 2 – 1 Dinamo

Vora 1 – 5 Korabi

Play-off, grupi B

Egnatia 4 – 2 Pogradeci

Besa 2 – 4 Tomori

Play-out, grupi B

Lushnja 1 – 1 Elbasani

Flamurtari 3 – 1 Turbina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online