Vedat Muriqi nuk po arrin të gjejë momentin e tij te Lacio. Ky sezon rezultoi një dështim për sulmuesin shqiptar, teksa vetëm 2 gola në gjithë kampionatin janë shumë pak për të justifikuar milionat e shpenzuara për të. Trajneri Inzagi ka vendosur ti japë më tepër hapësira kundër Parmës, duke e graduar titullar.
Por në fund ndeshja rezulton për t’u harruar dhe tekniku italian detyrohet ta zëvendësojë në minutën e 57. Një vendim aspak i mirëpritur ky nga ana e Muriqit dhe këtë e tregon shishja e përplasur prej tij. Paraqitja e tij në fushën e lojës ka bërë që me zor të kalojë klasë në vlerësimin e mediave. “Tuttomercatoëeb” i ka shënë notën 4.5 “piratit”, të cilin e quan si gjysmë katastrofë kundër Parmës.
Muriqi 4.5 – “Një gjysmë katastrofe. Ai ka disa shanse interesante, por ai i harxhon keq, duke goditur keq. Sepe i mohon atij golin në fillim të pjesës së dytë, Inzagi e heq menjëherë. E vë veten në dispozicion, por i mungon cilësia teknike. Dhe sezoni tani ka mbaruar”, shkruan media në fjalë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/