Partizani do të përballet në ditën e nesërme kundër Tiranës në derbin e Superiores. Të kuqtë janë të dënuar për të fituar në mënyrë që të mbeten në lojë për titullin kampion. Por në një ndeshje derbi nuk mund të jetë kurrsesi e lehtë që të dalësh me tre pikë. Daja ka kujtuar se luhet përballë kampionëve në fuqi të Superiores për të treguar forcën e kundërshtarit. Megjithatë vetëm një vit para kurorëzimit të Tiranës do të ishte Partizanit që ktheu trofeun në shtëpi pas 26 vitesh mungese.
Data është e njëjtë me të sotmen, 12 maj 2019. Kur konferenca për shtyp “pushtohej” teksa Skënder Gega do të jepte deklaratë për mediat dhe fishekzjarret do të shpërthenin në Tiranë për fitoren e Partizanit. Kjo është video që duhet të shohin te Partizani për marrë forcën dhe energjinë e duhur. Në atë kohë të kuqtë do të fitonin edhe falë modelit më të mirë që solli Skënder Gega në Shqipëri ku si rrallëherë i kërkoi lojtarëve që asnjëherë të mos merreshin me gabimet e arbitrave dhe të mos komentonin mbi ta, në mënyrë që të mos e humbnin kurrë fokusin e lojës. Duket si një filozofi që nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por rezultoi fituese në vendin tonë. E përfundimi mund të shihet fare lehtë më poshtë… /Sport Ekspres/
View this post on Instagram
View this post on Instagram