“E çuditshme, nuk më thirri njeri”! Ardhja te Partizani i heq Kombëtaren, Dominguez: Jam te ekipi me më shumë tifozë në Shqipëri

Mbrojtësi i Partizanit, Roberto Dominguez, ka dalë nga lista e ekipit kombëtar. Më parë ky futbollist ishte i paprekshëm te El Salvadori. Me ndryshimin e trajnerit në këtë Kombëtare ka humbur edhe interesi mbi lojtarin që nuk po gjen dot hapësirat te Partizani për të shfaqur veten. I zhgënjyer tërësisht për faktin se nuk ka marrë asnjë telefonatë përpara ndeshjeve të qershorit, Dominguez ka treguar në mediat e vendit të tij dhe kontraditën e fjalëve të teknikut të ri te El Salvadori. “Është situatë e çuditshme. Unë erdha të luaja të gjitha ndeshjet me ekipin kombëtar. Vetëm ndeshjen e parafundit kundër Greonadës nuk kam luajtur. Prandaj jam habitur që nuk më kanë marrë parasysh.

Askush nuk më ka kontaktuar. Mendova se do të më thërrisnin, sepse ai tha që do të merrte parasysh të gjithë lojtarët e rinj. Unë jam 24-vjeç dhe mendova se do të më kishte në plane. Këmbëngul për faktin se nuk ka marrë asnjë telefonatë. Kampionati shqiptar është shumë konkurrues. Partizani është skuadra më e madhe në Shqipëri, ajo që ka më shumë tifozë. Fola edhe me trajnerin Daja dhe më tha se mënyra e të luajturit në Shqipëri është shumë ndryshe nga ajo në Amerikën e Jugut ku isha para se të vija te Partizani. Këtu është më teknike, më e shpejtë”, tha Dominguez. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *