Në Shqipëri janë duke u shtuar gjithmonë e më tepër “shtëpitë e futbollit”. Ndërtimi më i fundit në Superiore i takon Kukësit që pritet të luajë në fushën e tij gjatë sezonit të ardhshëm. Një aspekt që i ka dëmtuar verilindorët gjatë gjithë kësaj kohe për shkakun se nuk kanë pasur mbështetjen e tifozerisë së tyre.
Investimi është i kryer nga Qeveria Shqiptare dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Më poshtë mund të ndiqni edhe pamjet e brendshme të stadiumit që janë publikuar nga faqja zyrtare e Kukësit në “Facebook”. /Sport Ekspres/