Humbja 0-3 ndaj Milanit i ka bërë gati të vështira shanset e Juventusit për tu kualifikuar në Uefa Champions League. Bardhezinjtë e nisën këtë sezon si favoritë absolutë për të fituar Seria A, megjithatë nuk po arrijnë të shkojnë më shumë se vendi i pestë. Dëmet ekonomike që vijnë nga mos pjesëmarrja në Champions League janë gati 100 milionë euro.
Me këtë defiçit kaq të madh financiar është gati e pamundur që drejtuesit e Juventusit të përballojnë pagën stratosferike të Cristiano Ronaldos. Portugezi përfiton më shumë se 30 milionë euro në sezon, tre herë më e lartë se Lukaku që u shpall kampion me Interin. Në merkaton e verës mund të shohim lamtumirën e Ronaldos me futbollin italian. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/