Finalja e Uefa Champions League me shumë gjasa do të transferohet nga Stambolli në Londër, në stadiumin madhështor “Wembley”. Uefa ka nisur bisedimet me qeverinë angleze për të pranuar këtë vendim, si dhe të lejohen tifozët në stadium.
Duke qenë se Turqia është cilësuar si një shtet i zonës së kuqe, pra me infektime mjaft të larta, do t’i mohonte tifozëve anglezë të ishin pranishëm në sfidën mes Chelseat dhe Manchester Cityt. Sipas burime jo zyrtare thuhet se bisedimet janë në faza ta avancuara dhe finalja e 29 majit do të luhet në Londër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/