Vitet shkojnë kundër tij/ La fushën përpara kohe, Zlatan Ibrahimoviç rrezikon edhe Europianin

Milani fitoi me rezultatin 0-3 ndaj Juventusit duke hedhur një hap galopant drejt kualifikimit në Uefa Champions League. Megjithatë, kjo fitore nuk ka shkuar më së miri për kuqezinjtë, të cilët do të duhen të bëjnë në sprintin e fundit të Serie A pa lojtarin lider, Zllatan Ibrahimoviç. Në minutën e 64-t, Ibra pësoi një dëmtim në muskul, çka e detyroi të largohej nga fusha dhe në vend të tij të futej Rebiç.

Gjërat mund të shkojnë amoma më keq për sulmuesin 39-vjeçar, teksa gazetari italian, Ganliuca Di Marzio ka deklaruar se mund të humbë dhe kampionatin dhe të rrezikojë Europianin. Suedezi ka qenë mjaft i pafatë, duke treguar se pavarësisht dëshirës së tij të madhe për të luajtur futboll, efekti i moshës po shkon kundër tij./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *