Pepe Reina po vazhdon që të jetë titullari fiks i Lacios. Pavarësisht se mbërriti në skuadër për të rritur Strakoshën, do të fitonte vendin kryesor në ekipin e Inzagit. Në një intervistë që ka dhënë për mediat italiane, Reina ka treguar kënaqësinë që i jep gradimi si titullar.
“Ishte moment shumë i rëndësishëm kur arrita te Lacio. Ekipi po luftonte për vendet e para. Në moshën time, që të vazhdojë në këto nivele është kënaqësi. Jam shumë i lumtur. Unë erdha për të rritur dhe ndihmuar Strakoshën dhe për të ndihmuar ekipin në dhomën e zhveshjes. Të vendos aventurat e mia në dispozicion të tyre. Por gjërat kanë shkruar ndryshe”, ka thënë Reina. /Sport Ekspres/