VIDEO/ Armando Dobra e fiton bastin në Angli! Shkëlqen te Ipswich, talenti i Shqipërisë në rrugën e suksesit

Në prodhimin e madh të talenteve shqiptarë që vijnë nga Anglia, Armando Dobra është një prej tyre. Futbollisti që është pjesë e grupmoshave të Kombëtares është rritur te Ipsëich. Por për shkak të mungesës së hapësirës në ekipin e parë trajneri do ta këshillonte Dobrën që të shkonte në huazim diku tjetër. Në këtë mënyrë do të merrte minutat në këmbë dhe të rikthehej sërish te Ipsëich.

Por Armando Dobra nuk e dëgjoi këshillën në fillimin e sezonit dhe vendosi bastin se do ta arrinte që të fitonte besimin për të shkuar menjëherë në ekipin e parë. Sulmuesi 20-vjeçar është përdorur në 10 ndeshjet e fundit te Ipsëich duke luajtur me ekipin e parë.

Gjithmonë e më tepër po fiton minuta në këmbë ndërsa në ndeshjen e fundit kundër Shreësbury luajti për 90 minuta. Armando Dobra ishte më i miri në fushën e blertë për Ipswich duke e detyruar trajnerin që për herë të parë në “League One” të mos luante vetëm për një periudhë të kufizuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *