Kategoria e Parë ka marrë markën e Dinamos me kryeqytetasit që kanë fituar gjithë vëmendjen mediatike pasi po rikthehen në elitën e futbollin shqiptar pas shumë vitesh. Tashmë Superiorja do të ketë më shumë derbi që do të zhvillohen mes ekipeve kryeqytetase. Por nëse ndalemi te Kategoria e Parë, “hirushja” quhet Egnatia.
Këta të fundit kanë arritur që zyrtarizojnë rikthimin në Superiore pas 16 vitesh pasi mundën Besën në shifrat 1-0. Autori i golit të takimit do të ishte Artur Magani. Vetë prezenca e këtij lojtari te Egnatia tregon më së miri ndërhyrjet e bëra nga ana e klubit dhe zhvillimin e projektit për t’u kthyer në elitë. Diferenca me kundërshtarët e tjerë ishte e dukshme teksa Egnatia gjendet 9 pikë më shumë se Tomori. /Sport Ekspres/