Roma ende nuk e ka marrë veten pas atij poshtërimi në “Old Trafford“, teksa kanë marrë një tjetër humbje. Këtë herë ishte Sapmdoria e Ranierit ajo që mposhti verdhekuqtë me shifrat 2-0. Titullar nga minuta e parë ishte edhe Marash Kumbulla. Mbrojtësi shqiptar u kthye në fushën e lojës pas një periudhe një mujore. Ai dëmtim i pësuar me Kombëtaren u përfol se do e linte jashtë deri në fund të sezonit, por futbollisti 20-vjeçar u rekuperua në kohë rekord.
Megjithatë fati i keq e ka përndjekur përsëri. Pas një dueli në ajër, Kumbulla rrëzohet në tokë dhe ndjen dhimbje në anën e tij të djathtë. Kjo përplasje bën që stafi mjekësor të vijë në shërbim të mbrojtësit, i cili në minutën e 64-t detyrohet të lërë lojën përpara kohe. Vendin e tij e zuri Ibanez, ndërsa për gjendjen e lojtarit të Kombëtares shqiptare pritet të mësohet në vazhdim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/ActionsGoals/status/1388950043265282048