“Me ekipe që mbrohen, rastet janë me pikatore”, Shehi: Ja çfarë i tashë Seferit për rastin e humbur

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 31-të të Kategorisë Superiore. Tirana hedh një hap pas në luftën për titulli në Ballsh, ku nuk ka mundur të shkojë më larg se një barazim 0-0. Ndërkohë Skënderbeu vijon shkëlqimin në drejtimin e Memellit. Bardhekuqtë kanë fituar “finalen” e tyre me Kastriotin në shifrat 0-2. Tashmë mbijetesa është gjithnjë e më pranë për tu arritur. Në fund të takimeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas goli” në “Supersport”.

Shehi (Tirana): “Rastet i patëm. Nuk bëmë një ndeshje brilante, por hyn te ndeshjet e mira. Rasti  Seferit? Mund të ishte zgjidhur më mirë, por nuk jam lojtar që kritikoj vendimet personale. Nuk i thashë ndonjë gjë të madhe. I thashë që rasti do të vijë prapë, po të erdhi prapë pasoje te Torasa. Në një rast të vetëm duhet të shënosh, se pastaj gjërat bëhen më të lehta. Me ekipe që vetëm mbrohen rastet të vijnë me pikatore”.

Dovedan (Bylisi): “Jam i kënaqur, por mund të fitonim edhe ne edhe Tirana. Por unë prapë jam i kënaqur me një pikë, sespe Tirana është një nga ekipet më të mëdha në Shqipëri. Do bëhet luftë deri në fund”.

Ndreu (Kastrioti): “Me pak kujdes edhe mund të fitonim. Por lojtarët mendojnë që cdo skuadër poshtë nesh ne duhet të fitojmë. Por harrojmë që tani cdo ndeshje është matematikë. Kemi humbur qetësinë. Janë lojtarë të rinj, me temperament të egër, nuk e kuptojnë cfarë dëmi i shkaktojnë skuadrën. Jo se gjithcka ka mbaruar. Ne jemi 2 pikë para Korcës. Do mundohemi të jemi të qetë. Edhe fatin e lidh me tensionin. U bë dy-tre herë që mundohem me të gjitha mënyrat, duke komunikuar me lojtarët që jemi fund kampionati dhe gjithcka është llogari. Nuk janë lojtarë që mbajnë presionin dhe bëjnë gabime amatore. E kemi pasur gjithë luksin me pikët që kemi pasur ta menaxhonim këtë fund kampionati”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *