VIDEO/ Portieri repist i Atalantës merr të kuq në minutën e 22, ekipi i Gasperini shënon edhe me 10 lojtarë

Interi e ka vështrimin te ndeshja mes Sasuolos dhe Atalantës teksa një ndalje e ekipit nga Bergamo i jep zyrtarisht titullin kampion të Serisë A. Pjesa e parë ka nisur me kartonin e kuq të Gollinit që u ndëshkua në minutën e 22 pas daljes së gabuar dhe tërheqjes nga fanella që i bëri kundërshtarit.

I njohur ndryshe edhe si repist pasi këndon në këtë rrymë, portieri i Atalantës gaboi tërësisht duke “tradhtuar” skuadrën. Por pavarësisht këtij momenti vendimtar ekipi nga Bergamo arriti sërish që të kalonte në avantazh. Pjesa e parë po mbyllet në shifrat 0-1 pas tundjes së rrjetës nga ana e Gonsens. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *