Në Serbi po vazhdojnë skandalet që të mos e njohin kurrë limitin. Gjithçka lidhet me mënyrën sesi po arbitrohet dhe sesi paraqiten ekipet në fushën e blertë, duke qenë larg futbollit të vërtetë. UEFA ia bëri të qartë Federatës Serbe të Futbollit se ka shumë ndeshje që janë të dyshuara për trukim.
Imazhe të tjera që nuk lidhen me futbollin normal transmetohen në Serbi thuajse në çdo fundjavë. Çfarë kemi këtë herë? Në Ligën e Parë të Serbisë u zhvillua takimi mes Radnickit dhe Trajal. Ndeshja ishte në shifrat 1-0 kur u akordua penalltia për ekipin mik. Lojtarët e Radnicikit nuk ishin aspak dakort me këtë vendim të arbitrit ndërsa zgjodhën që të bojkotonin ndeshjen në një formë tërësisht të veçantë duke u ulur në fushë. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram