VIDEO/ “Është goli im ky, jo i joti”! Armando Broja ia bën të qartë shokut të ekipit, zgjidhet lojtari i ndeshjes

Armando Broja ka shënuar në përballjen që Viteshe fitoi në shifrat 2-1 kundër Zëolles. Sulmuesi shqiptar realizoi në pjesën e parë të ndeshjes duke shkuar në kuotën e 10 golave të shënuara. Realizimi ishte i një sulmuesi tipik teksa Broja shfrytëzon shpejtësinë, luftën fizike dhe zgjuarsinë për të fituar duelin me mbrojtësin kundërshtar dhe nuk gaboi përpara portierit.

Gjithashtu Broja do të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 47 duke bërë devijimin e fundit. Megjithatë shoku i skuadrës pretendonte se topi e kishte kaluar vijën përpara se të prekte lojtari shqiptar. “Jo jo, është goli im ky”, ka thënë Broja. Vlerësimi për të ka ardhur edhe në fundin e takimit pasi u zgjodh si lojtari i ndeshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *