Sezoni ka përfunduar për lojtarin e Realit të Madridit, Dani Carvajal, i cili ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Klubi madrilen ka publikuar një deklaratë zyrtare, ku thuhet se lojtari është dëmtuar në stërvitje, por nuk dihet koha e rikuperimit. Mediat spanjolle deklarojnë se Carvajal do të humbë edhe Europianin 2021 me Spanjën.
Kujtojmë se Carvajal ka një histori të vjrtër me dëmtimet, kur disa vite më parë, për shkak të një dëmtimi serioz në tendinë u mendua se do të mbyllte karrierën. Këtë sezon lojtari spanjoll ka qenë i pafat, pasi ka luajtur vetëm 15 ndeshje në total. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/