Ditën e nesërme Legia do të luajë kundër Wisla Krakow. Tashmë ekipi i Legias është shpallur kampion teksa kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fundi i kampionatit. Tranjneri Michniewicz u shpreh se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në këto përballje dhe nuk do të shihet menjëherë një Legia tjetër.
Ndërkohë në mediat polake raportohet se ditën e nesërme Michniewicz do t’i besojë edhe Ernest Muçit si titullar për herë parë që pas afrimir nga Tirana, mes atyre pak ndryshimeve që do të merren. /Sport Ekspres/