Shkaktoi penallti, Pogba e kalon me humor: Nuk di të ndërhyj, jam anglez

Pogba shkaktoi penallti pjesën e parë duke i dhuruar golin e barazimit Romës. Pas një krosimi në zonën e rreptësisë, Paul Pogba rrëshket në zonë përshkak se fusha ishte e lagur dhe e kap topin me dorë. Në përfundim të sfidës, mesfushori i Manchester United dha një intervistë ku gazetarja e pyeti se çfarë mund të bënte më shumë në rastin e penalltisë, ku dihej se fusha ishte e rrëshkitshme për shkak të lagështirës. Përgjigja e Pobas ishte mjaft komike:

” Të mos ndërhyja? Unë nuk di të ndërhyj. Pse duhet të ndërhyrja? Ky është problem. Përpiqem të rikuperoj topa dhe të jem anglez. Më duhet më shumë praktikë që ta arrij këtë. Më duhet të ndërhyj pa përdorur krahët (qesh). “- u shpreh Pogba. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *