“Keidi Bare ishte si dem edhe te Atletiko Madrid”, kundërshtari “provokon” shqiptarin: Do të tremb edhe nëse nuk fitoj…

Espanjoli do të përballet kundër Malagas në ditën e nesërme dhe për Keidi Baren kjo do të jetë një sfidë e veçantë. Përballë tij gjendej e shkuara e freskët teksa Malaga do t’i hapte dyert për t’u rritur si futbollist dhe për të provuar futbollin “burrëror” pasi më herët Bare gjendej tek të rinjtë e Atletiko Madridit.

Fillimisht do t’i bashkohej ekipit të dytë të Malagas, por nuk do të kalonin shumë kohë që drejtuesit të bindeshin për Baren dhe ta kalonin në ekipin e parë. Aktualisht si pjesë e Espanjolit dhe duke pritur për zyrtarizimin në La Liga pasi po kryeson kampionatin, Keidi do të provojë aftësitë e tij që t’i shpalos kundër ish-shokëve.

Mes tyre është edhe Cristian Rodriguez që e njeh Keidi Baren që nga koha kur ishin pjesë te Atletiko Madridi. Rodriguez zgjedh që ta ngacmojë disi futbollistin shqiptar, por nuk lë pa përmendur edhe vlerësimin e madh që ka për të.

“Kam folur me Keidi Baren këto ditë. Po bën shumë mirë te Espanjoli dhe jam i lumtur. I kam se nëse do të luajmë që të dy, atëherë do ta nxjerr nga loja. Kemi biseduar edhe për shkëmbimin e fanellave që të kemi një kujtim të bukur. Ishte shaka e gjitha kjo pasi kemi marrëdhënie të mirë. Edhe te Atletiko ishte e njëjta gjë, Bare ishte si një dem, shumë i fortë. Por hej, ne do të duhet të përplasemi. Edhe nëse fiton ai, duhet ta tremb pak”, tha mesfushori i Malagas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *