Sot u luajt gjysmëfinalja mes Villareal dhe Arsenal, që përfundoi me shifrat 2-1. Një ndeshje kjo që përveç golave prodhoi edhe dy kartonë të kuq, nga një për secilin ekip. E njëri prej tyre përbën një episod të veçantë, që po bën xhiron e rrjetit.
Në minutën e 80, Etienne Capoue dhe Saka përplasen me njëri-tjetrin duke përfunduar të dy të dëmtuar përtokë. Madje për futbollistin e Villareal loja nuk mund të vazhdonte më, por jo vetëm prej dëmtimit.
Megjithëse ishte duke u larguar me barrelë nga stafi mjekësor për shkak të lëndimit që pësoi, arbitri ka vendosur të mos e kursejë aspak. Në kohën kur Capoue ishte duke dalë nga fusha, gjyqtari kryesor i takimit i tregon kartonin e kuq pas të dytit të verdhë të marrë gjatë lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/Gepad/status/1387869408341766154