Kampion nga shtëpia/ Shkon nga njëri titull në tjetrin, Ernest Muçi fiton trofeun e parë me Legian

Një lajm mjaft i bukur ka ardhur për skuadrën e Legias së Varshavës mbrëmjen e sotme. Përballja mes Jagiellonias dhe Rokov është mbyllur në shifrat e barabarta 0-0, çka i jep klubit polak titullin e 15 në Ekstraklasa. Kështu Ernest Muçi së bashku me shokët e tij të skuadrës janë shpallur sot kampion nga shtëpia, duke mbyllur hesapet me kampionatin 3 javë përpara përfundimit të tij.

Trofetë e përndjekin nga pas sulmuesin shqiptar, i cili shkon nga njëri titull kampion në tjetrin. Sezonin e shkuar talenti 20-vjeçar u rendit i pari në Superiore me Tiranën, ndërsa këtë vit përsërit të njëjtin sukses, por këtë herë në Poloni me Legian. Vetëm pak muaj i janë dashur Muçit për të fituar trofeun e parë në aventurën e tij të re. Një mjaft i mirë ky për sulmuesin shqiptar, që përpos stofit të kampionit, ndoshta mund të shijojë edhe më shumë minuta në fushën e lojës në 3 takimet e mbetura./Halit Delibashi—Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *