VIDEO/ Kishte gjithçka, por jo paqe! Skandali i ndodhur në Laç, shihni goditjen ndaj trajnerit të Partizanit

Ndeshja mes Laçit dhe Partizanit ka përfunduar në shifrat 2-2, por nuk ishte edhe aq paqësore në fushën e blertë sa rezultati. Nuk kishte sesi në fakt teksa gjakrat u ndezën që pa u luajtur takimi teksa kurbinasit e cilësuan kundërshtarin si “ekip piktorësh”.

Një ngjarje e turpshme dhe skandaloze do të ndodhte në fundin e pjesës së parë, teksa ekipet do të shkonin në dhomën e zhveshjes. Nga tribuna janë hedhur sende të forta që kanë kapur trajnerin e portierëve të Partizanit, Ilir Bozhiqi. Ky i fundit ka marrë ndihmën e stafit mjekësor dhe më pas ka shkuar në dhomën e zhveshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *