Arsyeja qesharake se përse Marcelo do mungojë ndaj Chelsea, është komisioner në zgjedhjet e Madridit

Marcelo mund të humbasë ndeshjen e kthimit kundër Chelsea-t në Champions League. Arsyeja duket vërtetë qesharake teksa brazilian është caktuar për të monitoruar zgjedhjet për Asamblenë e Madridit në 4 maj.

Shtetësia spanjolle e marrë në 2011 i detyron të gjithë që të thirren për të punuar në qendrat e votimit dhe për këtë punë do të paguhen 65 dollarë. Ndërsa ndeshja e Real Madrid kundër Chelsea është caktuar në 5 maj, ekipi është planifikuar të udhëtojë për në Londër ditën e zgjedhjeve.

Për shkak të protokolleve COVID-19, mund të mos jetë e mundur që Marcelo të bëjë udhëtimin ditën e ndeshjes dhe për këtë arsye Reali po bisedon për ta shkëputur lojtarin nga angazhimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *