Në Superiore nuk kemi vetëm luftën e madhe dhe të ngjeshur për titullin kampion, por njëkohësisht edhe për mbijetesën. Rezultatet e prodhuara në ditën e sotme e kanë bërë edhe më kaotike situatën.
Skënderbeu mundi Bylisin në shifrat 2-1 duke lënë gjithçka të hapur për shpresën e mbijetesës në këtë sezon të Superiores. Aktualisht korçarët janë në kuotën e 26 pikëve, vetëm tre më pak se ballshiotët. Nga krahu tjetër Kastrioti pas humbjes ndaj Apolonisë rrezikon seriozisht që diskutojë mbijetesën pas ka vetëm 31 pikë. /Sport Ekspres/