Ishte afrimi i bujshëm i Shqipërisë në qershor, vjen lajmi që nuk duhej nga Meritan Shabani

Meritan Shabani ishte afrimi i bujshëm i Shqipërisë dhe pritej që të debutonte me Kombëtaren Shqiptare në qershor. Ky ishte raportimi i “Sport Ekspres” ndërsa u mbyll me sukses dakortësia mes palëve që prodhimi i dalë nga Bajerni i Mynihut të vishej me ngjyrat kuqezi.

Por fati nuk është me djaloshin dhe mund të kemi shtyrje të kohës së debutimit. Kjo pasi vetë Shabani ka njoftuar dëmtimin serioz që ka pësuar në ndeshjen e djeshme me Venlon në “Eredivisie”. “Fatkeqësisht kam pësuar dëmtim serioz sërish, por shpresoj se do të kthehem më i fortë se kurrë”, shkruan Shabani në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që mesfushori shqiptar merr goditje të tillë teksa edhe në periudhën e mëparshme te Ëolves, kur nisi që të fitonte hapësirën në ekipin e parë, dëmtimi i gjatë do ta linte për shumë muaj jashtë fushës së blertë. Për këtë arsye erdhi edhe huazimi te Venlo në elitën e Holandës por duket se fati nuk po i buzëqesh aspak Shabanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *