Zgjedhjet në Shqipëri? Batuta e bukur e trajnerit Ilir Daja: Duam të fitojë Rama ynë, se ai tjetri i ka punët mirë

Ilir Daja ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes që Partizanit do të ketë kundër Laçit. Kjo është prova e së vërtetës për të kuqtë që kërkojnë me patjetër fitoren, por në këtë moment të garës, situata paraqitet e njëjtë në çdo kamp. Edhe nga krahu i kurbinasve paraqitet e njëjta situatë teksa me një humbje do t’i largoheshin më shumë titullit kampion. Trajneri Daja ka përdorur edhe batutën e bukur teksa e gjithë vëmendja është e fokusuar te zgjedhjet.

“Futbolli i pranon të 3 rezultatet, pavarësisht se nuk shkojmë në Laç me idenë se do humbim. Është ndeshje e rëndësishme dhe duhet fituar, por ka edhe shumë ndeshje në kampionat. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë, sepse besoj se po të mos bëjmë këtë nuk na interesojnë rezultatet e tjera. Shpresojmë që të fitojë ky Rama jonë Olsi Rama. Nuk jemi këtu për sportin jo për politikën. Ne shpresojmë që me këtë Ramën tonë të fitojmë kampionatin dhe kjo do jetë gjëja kryesore, pasi mesa kam dëgjuar ai tjetri i ka punët në rregull.“, tha Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *