Mevlan Adili ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Sport Magazine“ në “Ora News“ të moderuar nga Alitn Sulçe. Futbollisti i Vllaznisë ka folur mbi eksperencën e tij në Shqipëri, që duket se e gëzon pa masë dhe do të dëshironte ta provonte më herët. Përshtatjen në Shkodër nuk e ka pasur të vështirë, ndërsa për suksesin e kuqebluve shprehet se lind që në dhomat e zhveshjes e më pas nga rezultatet në fushën e lojës.
“E kemi treguar veten që do të jemi lart në tabelë. Më gëzon fakti, jo prej fitoreve, por prej ndeshjeve që po bëjmë. Objektivi jonë sot ishte vetëm të merrnim 3 pikët tona. Në fund ia arritëm qëllimit. Nuk e mohoj gabimin. Është e dukshme. Gabimtari më i mirë është ai që e pranon gabimin dhe vazhdon.
Më gëzon shumë fakti që jam në Shqipëri dhe kampionati është shumë më i fortë. Po të isha 20-vjeçar do të vendosja prej 20 vjeç të vija në Shqipëri dhe jo të qendroja në Maqedoni. Suksesi nuk është vetëm të fitosh, suksesi është edhe brenda në zhveshtore. Vllaznia jo rastësisht është në finale dhe në vendin e parë deri tani. Që kur kam ardhur në Shqipëri më kanë quajtur të gjithë maqedonas. Por unë u kam thënë atyre që jam puro shqiptar, 100%. Nuk e kam pasur të vështirë të adaptohem. Unë vij nga Shkupi dhe atje jemi të gjithë shqiptarë. Shkodra i ngjan shumë qytetit tim dhe njerëzve të mi”, ka thënë Mevlan Adili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/